Lajçak njofton Bundestagun për dialogun Kosovë-Serbi

18:56 | 26 Nëntor 2020

Lajçak njofton Bundestagun për gjendjen e dialogut Kosovë-Serbi.

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Miroslav Lajçak ka informuar sot anëtarët e Bundestagut dhe anëtarët gjermanë të Parlamentit Evropian mbi gjendjen aktuale dhe hapat e ardhshëm që do ndërmerren në procesin e dialogut Beograd-Prishtinë.

Ai në një postim në Tëitter ka shkruar se e vlerëson interesin dhe mbështetjen e tyre mbi procesin e udhëhequr nga Bashkimi Evropian.

“Këtë mëngjes, informova anëtarët e Bundestagut dhe anëtarët gjermanë të Parlamentit Evropian mbi gjendjen aktuale dhe hapat e ardhshëm në dialogun Beograd-Prishtinë. E vlerësoj shumë interesin dhe mbështetjen e tyre!”, ka shkruar Lajçak.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq janë takuar për herë të fundit në Bruksel më 7 shtator, ku presidenti serb kishte ngritur çështjen e asociacionit, organ ky që Serbia kërkon të ketë kompetenca ekzekutive.

Pas kthimit në Kosovë, kryeministri Hoti kishte deklaruar se çështja e asociacionit nuk do të kthehet në tavolinën e bisedimeve pasi ajo është çështje e mbyllur.

Komento: