Ishte e prekur me koronavirus, 29-vjeçarja shtatzënë ndëroi jetë pasditen e sotme në QKUK

19:06 | 26 Nëntor 2020

29-vjeçarja shtatzënë vdiq nga COVID-19 pasditen e sotme në QKUK.

29-vjeçarja shtatzënë vdiq pasditen e sotme nga koronavirusi rreth orës 15:15, shkruan Gazeta Express.

Kështu ka bërë të ditur për Express, drejtori i Anesteologjisë në QKUK, Nehat Baftiu.

E ndjera ka qenë shtatzënë në javën e 27-të dhe ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Komento: