Oborri i IKSHPK-së mbushet me qytetarë, askush nuk i informon se sot nuk kryhen testime

11:51 | 28 Nëntor 2020

Shumë qytetarë po vazhdojnë t’iu drejtohen zyrave të IKSHPK-së për tu testuar për koronavirus.

Një numër i madh i qytetarëve kanë mbetur duke pritur për t’u testuar para Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Instituti nuk ka njoftuar zyrtarisht nëse sot do të ketë apo jo testime, por qytetarët thonë se një punonjës i këtij institucioni iu ka thënë se sot s’do të kryhen testime.

Ndërkohë, postimi i fundit i IKSHPK-së në faqen zyrtare është urimi për 28 Nëntorin.

Komento: