Nis shpërndarja e vaksinave për gripin sezonal në Kosovë

11:50 | 30 Nëntor 2020

Fillon shpërndarja e vaksinave për gripin sezonal në Kosovë.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka marrë pjesë në shpërndarjen e vaksinave kundër gripit sezonal në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik (IKShPK).

Me këtë rast ai ka thënë se vaksinat do të shpërndahen nëpër të gjitha Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në vend.

Vitin e kaluar MSH kishte blerë 100 mijë e 500 vaksina.

Krahas këtij furnizimi, është thënë se Ministria e Shëndetësisë po synon të blejë edhe mbi 300 mijë vaksina të tjera.

Çmimi i vaksinave është 5 euro e 27 cent.

Komento: