
Në Spitalin e Pejës aktualisht janë duke u trajtuar 133 pacientë me Covid-19.
Sa i përket gjendjes së pacientëve: 4 Pacientë janë në Respirator (CPAP), 93 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 25 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Përndryshe bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 152 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 18 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
1 lindje kanë qenë gjatë gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, dhe foshnja e porsalindur është i gjinisë mashkullore.
265 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,511 analiza, ndërsa janë kryer 3 operacione.
137 shërbime radiologjike janë kryer dje dhe atë: 133 Rëntgena, 14 EHO dhe 10 CT-ja.