478 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë.
E pos rasteve të reja, kanë ndërruar jetë edhe 11 pacientë, përcjell ORAinfo.
Numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjes në vendin tonë ka arritur tashmë në 1073.
IKSHPK-ja ka treguar edhe moshën e pacientëve të vdekur si pasojë e Covid-19.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (77, 65 vjeç), Prizren 2 raste (82,72 vjeç), Ferizaj 1 rast (60 vjeç), Fushë Kosovë 1 rast (70 vjeç), Gjakovë 1 rase (80 vjeç), Gjilan 1 rast (72 vjeç), Hani i Elezit 1 rast (76 vjeç), Klinë 1 rast (62 vjeç), Suharekë 1 rast (77 vjeç)”- thuhet në njoftim./ORAinfo/