Pas Mimozës, Seldi ndahet edhe nga e dashura e re, fshin të gjitha fotografië

19:33 | 05 Dhjetor 2020

Seldi Qalliu fshin fotografitë me partneren e re dhe nuk ndiqen më në rrjete sociale.

Kanë kaluar vetëm dy muaj që kur këngëtari Seldi Qalliu prezantoi të dashurën e tij të re.

Pikërisht në muajin shtator, artisti nga Shqipëria zyrtarizoi lidhjen me modelen Sindi Cela, e cila është 11 vite më e re se ai.

Megjithatë, dyshja duket se kanë prishur raportet në mes vete dhe kjo në bazë të disa veprimeve të tyre në rrjete sociale.

Siç shihet, Qalliu ka fshirë të gjitha fotografitë e përbashkëta me Sindin në Instagram e po ashtu nuk ndiqen më me njëri-tjetrin.

Pavarësisht kësaj, çifti këtë mund ta kenë bërë edhe për vëmendje të fansave e ndjekësve.

Sidoqoftë, në vazhdim pritet të mësohet e vërteta – ndonëse Seldi vetëm dy vite më parë u nda nga artistja Mimoza Shkodra.

Komento: