
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po merr pjesë në Samitin Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor, që po mbahet në Bruksel.
Në nisje të samitit, Kurti është pritur nga presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Samiti në Bruksel mbledh përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku në fokus është bashkëpunimi rajonal dhe procesi i integrimit evropian.