“Çmenden” në Beograd, pasi televizoni serb paraqet hartën e Serbisë pa Kosovën në të

20:13 | 05 Dhjetor 2020

Televizoni serb paraqet hartën e Serbisë pa Kosovën në të.

Televizioni serb “Nova S” në transmetimin e tij ka publikuar një hartë të shtetit serb, e ku Kosova nuk është pjesë e saj.

E kjo ka shkaktuar reagime të “çmendura” në Beograd, përderisa një veprim i tillë nga mediumet e tjera të shkruara atje është cilësuar si “skandal”, transmeton lajmi.

Sipas raportimeve atje, ky televizion është përkrahës i opozitës në Serbi.

Fotografia dhe raportimet në lidhje me këtë hartë të publikuar kanë bërë xhiro në rrjete sociale

Komento: