Më i riu 36 vjeç, këto janë moshat e viktimave të koronavirusit në Kosovë

15:22 | 07 Dhjetor 2020

Janë shënuar 14 vdekje dhe 519 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

IKSHPK njofton se nga 1.407 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, 519 kanë dalë positive, përcjell ORAinfo.

Ndërkaq sot janë shëruar 926 pacientë kurse 14 kanë humbur jetën.

Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 4 raste (75, 66, 61, 36 vjeç), Podujevë 1 rast (68 vjeç), Prizren 1 rast (58 vjeç), Podujevë 1 rast (68 vjeç), Malishevë 1 rast (63), Ferizaj 1 rast ( 67 vjeç), Mitrovicë 1 rast (79 vjeç), Vushtrri 1 rast (70 vjeç), Shtime 1 rast (58 vjeç), Kaçanik 1 rast (65 vjeç), Kamenicë 1 rast (72 vjeç), Suharekë (68 vjeç./ORAinfo/

Komento: