
Sot janë konfirmuar edhe 557 raste të reja me koronavirus në Kosovë.
Por, pos rasteve të reja, IKSHPK-ja ka njoftuar se janë shëruar edhe 727 pacientë të tjerë, përcjell ORAinfo.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 30.157 raste.
Ndryshe, në 24 orët e fundit në Kosovë, si pasojë e koronavirusit kanë humbur jetën edhe 17 pacientë./ORAinfo/