Në Liqenin e Radoniqit gjendet pa shenja jete një person i moshës 60-vjeçare

16:02 | 08 December 2020

Gjendet i vdekur një person i moshës 60-vjeçare në Liqenin e Radoniqit.

Një person i moshës rreth 60-vjeçare është gjetur i vdekur sot në Liqenin e Radoniqit.

Rastin e kanë konfirmuar nga Policia e Gjakovës. Nga Policia kanë thënë se njësitet policore në konsultim me prokurorin po merren me rastin.

“Në orët e pasditës, në liqenin e Radoniqit – Gjakovë është gjetur një trup i pajetë. Viktima mashkull, dyshohet të jetë rreth 60 vjeçar. Ende nuk është identifikuar, njësitet e nevojshme policore në konsultim me prokurorin po merren me rastin”, kanë deklaruar nga Policia.

Komento: