1 vdekje, 67 raste të reja me koronavirus në zonat e banuara me serbë

14:40 | 09 Dhjetor 2020

Një vdekje, 67 raste të reja me koronavirus në zonat e banuara me serbë.

Një person ka ndërruar jetë si rezultat i COVID-19 ndërsa u regjistruan 67 raste të reja të infeksionit dhe 15 raste të të shëruarve në zonat e banuara me serbë.

I ndjeri është nga Gorazhdevci.

Aktualisht janë 1,436 raste aktive me koronavirus, raporton Radio Kontakt Plus, transmeton Klan Kosova.

Deri më tani, gjithsej 1,370 njerëz janë shëruar nga ky virus.

Që nga fillimi i epandemisë, 10,125 njerëz janë testuar, nga të cilët 2,869 kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Beteja me COVID-19 u humb nga 63 persona në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë.

Komento: