Policia jep detaje nga aksidenti në Podujevë, përplasen tri vetura dhe një traktor

18:41 | 09 Dhjetor 2020

Detaje nga aksidenti në Podujevë, përplasen tri vetura dhe një traktor.

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e pasditës të së mërkurës në komunën e Podujevës.

Isak Ejupi, komandant i stacionit policor në Podujevë për IndeksOnline ka konfirmuar se ka ndodhur një aksident në mes tri veturave dhe një traktori në fshatin Shajkofc.

Ai ka bërë të ditur se si pasojë e aksidentit, pesë persona kanë mbetur të lënduar ndërsa një prej tyre është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ky aksident ka ndodhur rreth orës 17:30, kurse në vendngjarje kanë arritur dy autoambulanca dhe njësiti policor.

Komento: