Kaos në Shqipëri: Protestuesit shkatërrojnë hyrjen e Kryeministrisë, policia hedh gaz lotsjellës

18:54 | 09 Dhjetor 2020

Tensione në Shqipqri: Protestuesit shkatërrojnë hyrjen e Kryeministrisë, policia hedh gaz lotsjellës.

Protestuesit kanë arritur të thyejnë kordonin policor dhe të afrohen tek dyert e kryeministrisë.

Dhjetëra persona të revoltuar tentuan të hapin dyert e saj.

Policia ka lënë kordonin policor dhe protestuesit tentuan të hapin dyert. Fizikisht dhe me sende të forta protestuesit qëlluan për disa çaste dyert e godinës së kryeministrisë, por pa arritur që t’i hapin ato dhe të futeshin brenda godinës.

Komento: