Qytetarët e kësaj komune të Kosovës nuk duan ta dekorojnë qytetin për festat e fundvitit

19:55 | 09 Dhjetor 2020

Qytetarët e njërës nga komunat e Kosovës nuk duan ta dekorojnë qytetin për festat e fundvitit

Komuna e Lipjanit ka vendosur që të mos dekorohet qyteti.

Kjo, pas një sondazhi të zhvilluar ku shumica e qytetarëve janë shprehur kundër ndriçimit për nderë të festave të fundvitit.

“Pas një sondazhi që ka zhvilluar Komuna e Lipjanit me pyetjen se a duhet të dekorohet qyteti në Lipjan për nder të festave të fund vitit, shumica e qytetarëve janë përgjigjur për (JO) që mos të dekorohet qyteti, pasi që aktualisht jemi në kushte të pandemisë Covid-19”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Në këtë rast Komuna e Lipjanit merr për bazë vullnetin e qytetarëve dhe vendos që mos dekorohet qyteti për nderë të festave të fund vitit.

Megjithatë, komuna ende nuk ka dalë me ndonjë deklarim zyrtar lidhur me çështjen në fjalë.

Komento: