Reagon Serwer pasi gazeta e Vuçiqit ofendoi shqiptarët dhe kryqëzoi atë, Albrightin dhe Engelin

23:51 | 09 Dhjetor 2020

Serwer i reagon gazetës së Vuçiqit që ofendoi shqiptarët dhe kryqëzoi atë, Albrightin dhe Engelin.

Pas ofendimit që iu bë shqiptarëve, si dhe akuzimit të ish-Sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, ish-kongresmenit Elliot Engel, si dhe profesorit Daniel Serwer nga gazeta serbe ‘Informer’, ky i fundit ka reaguar duke e quajtur përdorimin e fjalës ‘siptari’ si ofenduese.

Reagimin e ka bërë përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Twitter’, duke pyetur “Si e pretendoni sovranitetin mbi një popullsi që përbën 90%’shin ,të cilëve ju referoheni me term racist?”, duke konsistuar në shqiptarët.

Me të vërtetë nuk e kam problem pjesën “duke kërkuar Serbinë të njohë Kosovën dhe të shfuqizojë Serbinë”. Kjo është e saktë. Kritika qëndron tek përdorimi i një termi racist për shqiptarët. Si e pretendoni sovranitetin mbi një popullsi që përbën 90%, të cilëve ju referoheni me një term racist?”, ka shkruar Serwer në llogarinë e tij.

Gazeta e kontrolluar nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka botuar një artikull në ballinën e saj, me titullin “Plane ferri nga Uashingtoni: Shqiptarët e këqij kërkojnë nga Serbia njohjen e Kosovës dhe të largohen nga serbët”.

Presidenti Vuçiq, dje ka folur rreth ndërrimit të administratës në SHBA. Ai ka thënë se Serbia do të përballet me një presion të madh për punën e njohjes së pavarësisë së Kosovës, duke shtuar se ka pasur të drejtë kur ka thënë se Joe Biden s’do të jetë i favorshëm për Serbinë.

“Unë pres presion të madh kur vjen puna te Kosova. Do të luftojmë për të vërtetën, do t’ua themi njerëzve të vërtetën. S’do të them fjalë të këqija për Engelin, Albrightin, Serwerin. Le të flasin për mua. Është puna jonë të mbrojmë interesin dhe të bëhemi të sjellshëm”, ka theksuar Vuçiq.

Të nesërmen, gazeta e Vuçiq nxori në ballinë Engelin, Albrightin dhe Serwerin duke i akuzuar se po përgadisin një plan djallëzor.

E sot e dje ka pasur vazhdimisht reagime nga Serbia ku thuhet se Engel po përpiqet para pensionimit ta ndihmojë Kosovën duke ndikuar në administratën Biden.

Kujtojmë se fjala šiptarsko, e përdorur nga e përditshmja serbe ka konotacion ofendues dhe racist për shqiptarët. Fjalën e tillë e gjejmë edhe në dokumentet zyrtare të institucioneve serbe.

Komento: