Vlerësohet diskriminues rimbursimi për Trust

00:01 | 10 Dhjetor 2020

Rimbursimi për Trust vlerësohet diskriminues.

Njohësit e çështjeve juridike thonë se rimbursimi do të duhej të ndodhte për të gjithë qytetarët.

Rreth 700 mijë, është numri i qytetarëve që presin të tërheqin 10% të kursimeve të tyre në Fondin Pensional të Kosovës.

Gjithë procesi i aplikimit është i thjeshtë.

Secili qytetar që dëshiron të aplikojë, kyçet në sistem online përmes kompjuterit ose telefonit të mençur.

Aty kërkohen vetëm dy informata.

Numri personal dhe më poshtë numri i llogarisë bankare janë të dhënat e vetme që kërkohen për aplikacion.

Në fund vetëm konfirmohet aplikimi, dhe pas disa ditësh Trusti kryen ekzekutimin e pagesës,

E këtë mundësi po e mirëpresin vetë qytetarët.

Jo të gjithë mendojnë njëjtë.

Disa nga ta tërheqjen e bëjnë vetëm sepse kanë nevojë për para.

E sipas ligjit për rimëkëmbje ekonomike parashihet që personat që kanë nën

10 mijë euro do të rimbursohen.

Duket se rimbursimi për një kategori të caktuar përbën shkelje të Kushtetutës.

Kështu pohon njohësi i çështjeve juritike, Kushtrim Palushi.

Madje Palushi jep një shembull se si mund të ndodhë diskriminimi ndaj qytarëve.

Sipas tij zgjidhja e duhur do të ishte rumbursimi total ose i asnjë kategorie të qytetarëve.

Komento: