Ndërron jetë 40 vjeçari në Prishtinë pasi u lëndua derisa po rregullonte ndriçimin

17:26 | 10 Dhjetor 2020

Vdes 40 vjeçari në Prishtinë pasi u lëndua derisa po rregullonte ndriçimin.

Sot për një person i cili ka pësuar lëndime trupore përderisa po punonte në pjesën e ndriçimit në afërsi të ‘Teatrit Oda’.

Por sipas burimeve të portalit i njëjti ka ndërruar jetë pasi nuk arriti t’u bënte ballë lëndimeve trupore të cilat mori.

Viktima në këtë rast është, U.K, 40 vjeçar.

Lidhur me këtë nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës kanë deklaruar se rreth orës 14:20 është marrë informata se një person, derisa ishte duke rregulluar ndriçimin në një skenë teatrale ka rënë nga një lartësi prej 5-6 metrash.

“Për pasojë i njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe nga ekipi i mjekëve emergjentë është dërguar në QKUK për trajtim mëtutjeshëm mjekësor.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin e rrethanave që e karakterizojnë rastin”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Komento: