Përfshihet nga zjarri një fabrikë në Prishtinë

20:02 | 10 Dhjetor 2020

Është përfshirë nga zjarri një fabrikë në Prishtinë.

Një fabrikë e qeseve plastike është përfshirë nga flakët gjatë ditës së sotme në Siqevë të Prishtinës.

Pamje nga vendi i ngjarjes ka dërguar një shikues i T7, ndërsa policia ka konfirmuar se deri më tani nga ky incident zjarri nuk raportohet për persona të lënduar.

“Zjarrfikësit dhe policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ka konfirmuar policia, ndër të tjera.

Komento: