Deputeti i AAK-së: PDK nëse do të qëndrojë në opozitë mos ta kërkojë ta ketë presidentin

21:58 | 10 Dhjetor 2020

Çështja e presidentit vazhdon të jetë një temë tejet e diskutuar në vend.

Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demalija tha se subjektet politike duhet të heqin dilemat për mos përkrahjen e Ramush Haradinajt si president, kjo sepse nuk kanë kandidat ende.

“Kemi kandidat për president zotrin Haradinaj. Subjektet e tjera politike duhet të heqin dilemat e tyre për mos përkrahjen e Haradinajt sepse nuk kanë kandidat ende. PDK thotë se do votojnë vetëm kandidatin e tyre por nuk janë deklaruar se a duan të i bashkohen Qeverisë çka lë të kuptojmë se pas zgjedhjes së presidentit të rrëzojnë Qeverinë“, deklaroi Demalija.

Por, i menjëhershëm ishte edhe reagimi i Blerta Deliu nga PDK, e cila i tha se zgjedhja e presidentit dhe bashkimi me Qeverinë janë procese të ndryshme. Ajo thotë se PDK do mbesë në opozitë.

“Ne do mbesim në opozitë. Nuk ka lidhje zgjedhja e presidentit me pjesëmarrrjen tonë në Qeveri. Ne do mbesim opozitë sepse kështu ka vendosur qytetari”, deklariu Deliu-Kodra në Rubikon.

Komento: