Një aksident trafiku ka ndodhur në mëngjesin e së premtes në Komunën e Istogut, saktësisht në fshatin Tomoc.
IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.
Si pasojë e aksidentit dyshohet se disa persona kanë marrë lëndime trupore.
Në fotografi shihet se dy vetura janë përplasur mes vete, e momentalisht në vendin ku ka ndodhur aksidenti është bllokuar rruga.
Në vendin e ngjarjes kanë arritur Policia e Kosovës e cila po merret me rastin.