Ramush Haradinaj takohet me Zoran Zaevin, ja çka u bisedua

18:43 | 11 Dhjetor 2020

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, gjatë vizitës së tij në Shkup është takuar më kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Haradinaj njoftoi se biseduan për gjendjen politike dhe krizën ekonomike të shkaktuar nga pandemia në të dy vendet.

“Biseduam për gjendjen politike në vendet tona, krizën ekonomike të shkaktuar nga pandemia, temat e integrimeve euroatlantike dhe tema të tjera me interes për të dyja vendet”, thuhet në njoftimin e Haradinajt në rrjetin social Facebook.

“Gjatë vizitës time në Shkup, takova mikun tim Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë së Veriut. Biseduam për gjendjen politike në vendet tona, krizën ekonomike të shkaktuar nga pandemia, temat e integrimeve euroatlantike dhe tema të tjera me interes për të dyja vendet. U dakorduam të vazhdojmë kontaktet dhe bashkëpunimin për të avancuar më tutje marrëdhëniet mes dy vendeve”, shkroi Haradinaj.

Komento: