Bie shtylla elektrike në mes të rrugës, rrezikohen banorët e Istogut.
Një shtyllë elektrike ka rënë në mes të rrugës në Istog.
Një lexues ka dërguar fotografi, ku në mes të rrugës shihet shtylla elektrike e cila përveç se është e rrezikshme, po pengon edhe qarkullimin e automjeteve.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Istog-Vrellë. Ndërsa nuk bëhet e ditur se a janë njësitet e KEDS-it në vendin e ngjarjes.