Marseille mposht Monacon, i afrohet kreut

19:18 | 12 Dhjetor 2020

Marseille i afrohet kreut.

Sot u luajt ndeshja ndërmjet Marseille dhe Monaco, e vlefshme për xhiron e 14-të të Ligue 1.

Vendasit e nisën takimin mirë, ku pas një krosimi të Dario Benedetto, ishte Florian Thauvin që u gjend në zonë për të shënuar në minutën e 5’.

Nuk vonoi shumë dhe Thauvin ja riktheu favorin kolegut të tij, ai asistoi për golin e dytë që u shënua nga Benedetto në minutën 13’.

Golin e nderit për mysafirët e shënoi, Wissam Ben Yedder, nga penaltia në minutën 79’.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 2-1, në të mirë të Marsielle.

Tani ‘Les Olympiens’, gjenden vetëm një pikë larg PSG-së, me një lojë më pak të zhvilluar. Marseille pas kësaj fitore ka argëtuar 27 pikë gjithsej, ndërsa Parisienët kanë 28.

Monaco pas kësaj ndeshje qëndron në ventin e pestë me 23 pikë gjithsej.

Komento: