Mot me shi dhe i vranët, këto janë temperaturat për sot.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.
Në njoftimin e IHK’së bëhet e ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius.
Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius.
“Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s”, njofton IHK.