Nga këto komuna vijnë rastet e reja me koronavirus

15:19 | 13 Dhjetor 2020

Janë shënuar 12 vdekje dhe 462 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se nga 1.314 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren,462 kanë dalë pozitive, përcjell ORAinfo.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 175 raste, Mitrovicë 55 raste, Fushë-Kosovë 30 raste, Podujevë 27 raste, Ferizaj 22 raste, Lipjan 21 raste, Vushtrri 16, Prizren 14 raste, raste, Gjilan 11 raste, Suharekë 11 raste, Drenas 9 raste, Kamenicë 9 raste, Viti 9 raste, Obiliq 8 raste, Skenderaj 8 raste, Gjakovë 6 raste, Pejë 6 raste, Istog 5 raste, Kaçanik 4 raste, Deçan 3 raste, Graçanicë 2 raste, Klinë 2 raste, Malishevë 2 raste, Rahovec 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Dragash, Hani i Elezit dhe Kllokot.

Ndërkaq sot janë shërua edhe 536 pacientë të tjerë kurse 12 persona kanë humbur jetën./ORAinfo/.

Komento: