Sërish numer i madh i rasteve me Covid-19 në Maqedoni

18:04 | 13 Dhjetor 2020

25 të vdekur dhe 613 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve në Maqedoninë e Veriut.

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, ka njoftuar se gjatë 24 orëve janë shënuar 613 raste të reja me COVID-19 në këtë vend.

Sipas njoftimit nga MSH, si pasojë e infektimit me koronavirus 25 persona e kanë humbur jetën.

Janë kryer gjithsejt 1 mijë e 837 testime.

Ndërkaq njoftohet edhe për 688 persona të shëruar.

Komento: