Dje i shpërndau policia, por qytetarë të shumtë sërish u grumbulluan në Brezovicë

21:22 | 13 Dhjetor 2020

Shumë qytetarë në Brezovicë, s’respektohen masat kundër Covid-19.

Qytetarë të shumtë sot sërish frekuentuan Qendrën e Skijimit në Brezovicë edhe pse një ditë më përpara inspektoriati dhe policia e Kosovës kishin shpërndarë turmën e qytetarëve të cilët kishin vizituar Brezovicën duke mos respektuar masat anti-covid.

Pronarë të bizneseve në këtë pjesë thonë se organizimet e ekskursioneve po ndikojnë negativisht në punën e tyre pasi po bëhet grumbullimi i qytetarëve.

Skijatorët thonë të gjitha masat thonë se po respektohen nga ana e tyre dhe se nuk duhet të ndalohet zhvillimi i këtij sporti.

Menaxheri i Qendrës së Skijimit thotë se ky sport nuk ndikon në shpërndarjen e virusit.

Në Brezovicë u panë edhe kolona të gjata. /rtk

Komento: