Qeveria njofton se sot diskutohet për masat e reja

10:49 | 14 Dhjetor 2020

Sot diskutohet për masat e reja.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj sot do të takohen me këshillin e kryetarëve të komunave për të diskutuar rreth situatës me COVID-19, shkruan Gazeta Express

Në takimin e sotëm do të diskutohen edhe masat anti-Covid.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

“Sot pasdite do mbahet takimi këshillit të kryetarëve të Asociacionit të Komunave të Kosovës me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti dhe me ministrin e Shëndetësisë, z.Armend Zemaj për të diskutuar rreth situatës me COVID-19 si dhe për çështje tjera sa i përket masave rreth COVID 19”, ka deklaruar Ibrahimi.

Ndërkohë, kryeministri Hoti të dielën përmes një statusi në Facebook ka deklaruar se bashkë me akterët tjerë në menaxhimin e pandemisë, po përgatiten skenarët për masat e fundvitit.

“Institucionet shëndetësore do të mbesim të mobilizuara. Po përgatisim skenarët për masat e nevojshme për festat e fundvitit kur ka frekuentim më të madh të qytetarëve, përfshirë edhe ardhjen e bashkatdhetarëve”, ka shkruar Hoti.

Komento: