Haradinaj flet në përvjetorin e rënies së Mujë Krasniqit me bashkëluftëtarë: Ata ranë te kufiri që sot nuk ekziston

13:15 | 14 Dhjetor 2020

Haradinaj për Mujë Krasniqin me bashkëluftëtarë: Ata ranë te kufiri që sot nuk ekziston.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar Mujë Kraniqin me shumë bashkëluftëtarë në 22-vjetorin e rënies së tyre.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se porosinë e luftës për liri, komandant Kapuçi e përhapi çdokund.

“Në 22-vjetorin e përjetësisë, kujtojmë Heroin Mujë Krasniqi dhe dyzet bashkëluftëtarët e tij. Porosinë e luftës për liri, komandant Kapuçi, e përhapi çdokund. Vendosmëria dhe trimëria e tij, janë të gdhendura në historinë dhe kujtesën e shqiptarëve”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka thënë se nderimi për ta, mbetet obligim për ne, ndërsa vepra e tyre udhërrëfyes në punën tone.

“Në kërkim të lirisë, ata ranë te kufiri që sot nuk ekziston. Nderimi për ta, mbetet obligim për ne, ndërsa vepra e tyre udhërrëfyes në punën tonë, në ndërtimin e shtetit dhe ngritjes së mirëqenies së qytetarëve. Lavdi e përjetshme!”, është shprehur Haradinaj.

Komento: