Kjo është ura që deri tani ua ka marrë jetën 10 banorëve

15:25 | 14 Dhjetor 2020

Ura e vdekjes, që deri tani ua ka marrë jetën 10 banorëve.

Banorët e Makreshit dhe Stanishorit këtë urë e quajnë ‘ura e vdekjes’ pasi aty deri më tani kanë humbur jetën 10 banorë të kësaj ane për shkak të urës së ngushtë por edhe kthesës së madhe. Ura ndodhet në fshatin Makresh dhe lidh Gjilanin me Novobërdën.

Rruga me kthesa e pa sinjalizim është e rrezikshme sidomos në kohë me lagështi e ngrica. “Nuk shkon dy-tre ditë pa ra dikush aty me kerr nuk shpëtojnë”, thotë një banor.

Megjithatë askush deri më tash nuk e ka marrë përgjegjësinë për të sinjalizuar urën për rrezikun që paraqet. Vendasit thonë se janë të gatshëm të participojnë në rregullimin dhe zgjerimin e urës.

Në Makresh kohëve të fundit janë ndërtuar mbi një mijë shtëpi malore e vila për turizëm. Po ashtu, ndërtimi i urës do të ndihmonte shumë banorët pasi pjesën më të madhe të tokave e kanë andej urës.

Ata tregojnë për shumë shoferë dhe familje që pësuan gjatë kalimit të kësaj ure. Komuna e Novobërdës ka lajmëruar Ministrinë e Infrastrukturës për gjendjen e kësaj ure por deri më tash s’ka zgjidhje konkrete.

Komento: