Mbyllet për publikun seanca paragjyqësore ndaj Salih Mustafës, kjo me kërkesë të avokatit

16:36 | 14 Dhjetor 2020

Me kërkesë të avokatit, mbyllet për publikun seanca paragjyqësore ndaj Salih Mustafës.

Është mbyllur përkohësisht për publikun seanca paragjyqësore ndaj ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa. Kjo është bërë me kërkesë të avokatit të tij, Julius Von Bone.

Bone ka thënë se është një listë për të cilën do të duhej të diskutohej në seancë të mbyllur.

“Ndoshta më vonë mund të kërkojë që ta diskutojmë atë listë në seancë të mbyllur”, paralajmëroi fillimisht Von Bone. “Është një çështje konkrete që dua ta trajtoj në seancë të mbyllur”, shtoi ai.

Siç tha avokati holandez, ai frikësohej se mos do të përmendte ndonjë emër, duke thënë se këtë nuk mund ta bëjë në seancë publike.

“Dua ta nge një çështje në lidhje me materialet që më janë dorëzuar nga Prokuroria. Që të jemi të sigurt, dua që këtë ta bëjë në seancë të mbyllur sepse mund të përmend emra dhe nuk dua ta bëj këtë në seancë publike”, tha avokati.

Kjo kërkesë u miratua nga gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou.

“Në rregull, do të kalojmë në seancë të mbyllur, tha Guillou.

Komento: