Sot janë shënuar 2 vite nga transformimi i FSK-së në ushtri.
E para nga fazat e tranzicionit të FSK-së, sipas gjeneralit Rrahman Rama është në përfundim e sipër
Ishin tre ligje që dy vite më parë në Kuvendin e Kosovës, kaluan pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.
Bëhet fjalë për ligjet që bënë të mundshme që Forca e Sigurisë së Kosovës, të marr mandat ushtarak.
E ky moment u cilësua historik për vendin.
Plani gjithëpërfshirës i tranzicionit të FSK-së, parashihet të zgjasë deri në 10 vjet.
Aty përfshihen tri faza të tranzicionit.
E para nga to, sipas gjeneralit Rrahman Rama, është në përfundim e sipër.
Madje sipas këtij të fundit, janë tejkaluar pritshmëritë dhe plani i tranzicionit.
E gjithë kjo sipas komandantit të FSK-së është arritur fal mbështetjes nga institucionet.
Rama thotë se faza e dytë është më e rëndësishme por edhe më komplekse. Sipas tij, kërkohet më shumë anagazhim.
Ndërkohë, njohës të sigurisë vlerësojnë se ajo çfarë është e rëndësishme pas fazës dytë, është synimi që FSK të integrohet në NATO.
Ibishi tutje thotë se, nuk është vonë që vendi të kompensojë kohën e humbur, me një qasje shumë më seriozë sa i përket ushtrisë.