Bie numri i të infektuarve me koronavirus që po trajtohen në sitalet e Kosovës

17:37 | 15 Dhjetor 2020

Në dy ditët e fundit në Kosovë ëstë shënuar një rënie e rasteve të reja me koronavirus.

861 pacientë janë të shtrirë sot në spitalet rajonale dhe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Derisa para disa ditësh numri i pacientëve të hospitalizuar ishte gati 1 mijë, tashmë me uljen e numrit të rasteve të reja të infektuara, është ulur edhe numri i të hospitalizuarve, raporton Gazeta Express.

861 pacientë janë të hospitalizuar sot në spitalet rajonale dhe Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, nga të cilët 584 janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19.

8 nga këta pacientë janë në respiratorë, 30 në ventilim mekanik joinvaziv dhe 589 me oksigjen.

Sipas një raporti të siguruar nga Shërbimi Klinik Universitar i Kosovës, vetëm në QKUK janë të shtrirë 320 pacientë, nga të cilët 262 pozitiv me COVID-19, 23 të konfirmuar negativ me këtë virus dhe 35 të pakonfirmuar.

8 nga pacientët janë në respirator, 10 në ventilim mekanik joinvaziv dhe 220 me oksigjen.

Ndërsa, në spitalet rajonale janë të hospitalizuar 541 pacientë, nga të cilët 322 janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19, 131 të konfirmuar negativ dhe 87 të pakonfirmuar.

20 pacientë janë në vetilim mekanik joinvaziv dhe 369 me oksigjen.

Në Spitalin e Prizrenit janë të shtrirë 142 pacientë, në Spitalin e Gjakovës 75, në Spitalin e Pejës 141 pacientë, në Spitalin e Gjilanit 76 pacientë, në Spitalin e Vushtrrisë 14 pacientë, në Spitalin e Mitrovicës 30 pacientë dhe në Spitalin e Ferizajit 63 pacientë./Express/

Komento: