Parashikimi motit, mësohet se a do të ketë borë në Kosovë në dy ditët e ardhshme

20:14 | 15 Dhjetor 2020

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme në Kosovë.

Gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale diellore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius. Situata meteorologjike do të mbetet stabile.

Presioni atmosferik dhe lagështia relative e ajrit do të pësojnë rritje dhe për shkak të kësaj gjendje stabile parashihet që grimcat e ndotësve të mbeten në stadin e parë të troposferës që nënkupton ndotje. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Komento: