Kush ishte pjesë e takimit mes përfaqësuesve të serbëve nga Kosova dhe Vuçiqit?
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq mbajti një takim me përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të serbëve nga Kosova.
Në takim morën pjesë edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, minstrja serbe e Minierave dhe Energjisë, Zorana Mihajloviq si dhe paraardhësi i Petkoviqit në Zyrën për Kosovën dhe i emëruar si ambasador i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq, transmeton Klan Kosova.
Ende nuk janë dhënë detaje për temat e diskutuara në këtë takim.