Këto janë të gjitha ngjarjet e ditës

07:57 | 17 Dhjetor 2020

– Ushtruesja e Detyrës Presidentja, Vjosa Osmani do të takohet me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi. (Zyra e Kryetarit të Kuvendit, përballë godinës se Kryeministrisë në Tiranë, ora 9:30)

– Kryeministri Avdullah Hoti viziton Administratën Tatimore të Kosovës. (Objekti i ATK-së, ora 9:30)

– Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë shqyrton planifikimin buxhetor të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

– Instituti Demokratik i Kosovës organizon diskutimin online “Pretendimet financiare dhe pronësore në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi” , me ekspertë të fushës dhe përfaqësues të shoqërisë civile. (Paltforma Zoom dhe Live në faqen e KDI-së në Facebook, ora 10:00)

– Ushtruesja e Detyrës Presidentja, Vjosa Osmani do të bëjë nderime dhe vendos kurorë lulesh te Varrezat e Dëshmorëve të Kombit. (Tiranë, ora 10:15)

– Demokraci Plus organizon panelin e diskutimit “Agjenda e Reformave Evropiane II: Një Perspektivë e re për Kosovën”?!, “Katër vjet, katër kryeministra nga Agjenda për Reforma Evropiane në Agjendën për Reforma Evropiane II:Ku qëndrojmë”?! (Përmes platformës Zoom dhe faqes se facebook të Democracy Plus, ora 10:30)

– Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje! do të dorëzojnë në Prokurorinë Speciale kallzimin penal lidhur me abuzimin me furnizim me oksigjen medicinal për spitalet e Kosovës. (Prokuroria Speciale, ora 11:00)

– Kryetari i PDK-së dega në Prizren Shaqir Totaj, mban konferencën e radhës për shtyp. (Zyret e degës në Prizren, ora 11:00)

– Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando dhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu nënshkruajn kontraten për rehabilitimin e rrugës rajonale T2, Loti 2 “Hyrja në Qytetin e Ferizajit”, ku edhe do të ketë konferencë për media. (Qeveria e Kosovës, salla e konferencave, ora 11:30)

– Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës organizon takim letrar ‘Veprimtaria letrare e Zejnullah Halilit’. (Bibloteka Kombëtare e Kosovës, ora 12:00)

– Ushtruesja e Detyrës Presidentja, Vjosa Osmani do të mbajë fjalim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë. (Kuvendi i Shqipërisë, ora 12:30)

– Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston përfaqësuesin e fshatit Bellanicë te Malishevës, Hazir Hoxha. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

– Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi së bashku me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, marrin pjesë në Prezantimin e Planeve të Menaxhimit. (Muzeu Kombëtar i Kosovës, ora 13:00)

– Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston përfaqësuesin e Ndërmarrjes Shoqërore ‘Ramiz Sadiku”, Maliq Demiri dhe përfaqësuesë të Sindikatës së Pavarur Elektro Kosova. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 14:00)

– Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston përfaqësuesin e Ndërmarrjes Shoqërore ‘Ramiz Sadiku”, Maliq Demiri. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 14:00)

– Ushtruesja e Detyrës Presidentja, Vjosa Osmani do të takohet me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. (Tiranë, ora 16:00)

Komento: