Mos ia mësyni këtyre rrugëve të Prishtinës gjatë vikendit

11:08 | 17 Dhjetor 2020

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se ndërmarrja “Prishtina Parking” ka filluar më vijëzimin dhe sinjalizimin vertikal e horizontal të vendparkimeve në zonën- qendër.

Sipas Ahmetit, rrugët “Fehmi Agani”, “Rexhep Luci”, ”Mark Sopi” (Perandori Justinian) e “Enver Zymberi” do të jenë të bllokuara për parkim më 19 e 20 dhjetor deri në përfundim të punimeve.

Ju lusim që qarkullimin dhe parkimin e veturave të planifikoni sipas kësaj informate.

Ju falemnderit për mirëkuptimin!”, tha Ahmeti.

Komento: