Qeveria Hoti nis hartimin e pakos së re për rimëkëmbjen ekonomike

11:11 | 17 Dhjetor 2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, Qeveri tashmë ka nis procedurat për hartimin e pakos së re për rimëkëmbje ekonomike.

Hoti këto komente kryeministri i bëri gjatë një vizite në ATK, ku tha se së shpejti pritet të dalin me një raport përfundimtar për statistikat zyrtare për dëmet në ekonomi dhe numrin e punëtorëve që kanë humbur vendet e punës.

Ministrja e Financave Hykmete Bajrami tha se ky vit ka qenë vit i vështirë dhe sfidues për të hyrat buxhetore dhe për bizneset, teksa shtoi se me ligjin për rimëkëmbje ekonomike do të mbështeten punëtorët dhe kompanitë.

Zëvendësuesi i drejtorit të ATK-së, Ekrem Hysenaj, fillimisht tregoi se janë të përgatitur për zbatimin e Ligjit për rimëkëmbje ekonomike, ndërsa tha se të hyrat janar-nëntor janë 426 milionë euro ose 39 milionë euro më pak se periudha e njëjtë e vitit të kaluar.

Ndërsa, qarkullimi financiar i bizneseve ka shënuar rënie 1.2 miliard euro.

“Ndikimi i pandemisë në të hyrat ka qenë diku mbi 77 milionë euro më pak se planifikimi i të hyrave. Edhe qarkullimi financiar i bizneseve në pandemi ka shënuar rënie afër 1.2 miliard euro. Kurse, stoku i borxheve ka arrit 409 milionë euro”, tha Hysenaj.

Komento: