Bekim Jashari: Raportet me Thaçin u prishën shkaku i joburrërisë së tij me Lulzimin

23:13 | 17 Dhjetor 2020

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka folur për herë të parë për prishjen e raporteve Hashim Thaçin.

Ai në RTV Dukagjini ka mohuar se me Thaçin u ftohën raportet shkaku i parave, duke thënë se arsyeja e vetme ishte joburrëria dhe mossinqeriteti i ish-presidentit me djalin e Adem Jasharit, Lulzimin.

E gjitha sipas Bekim Jasharit ka ndodhur në kohën kur kompleksi memorial i Jasharajve në Prekaz është menaxhuar nga Ministria e Ambientit dhe gjatë një debati me Thaçin, djemtë e Jasharajve janë shprehur se nëse kërkohen 10% haraq firmave që konkurojnë ta marrin tenderin, këmba e qeveritarëve nuk do të shkelë më në Prekaz.

“Ne i kemi thënë hapur troq jepni tendera kujt të doni e mos thoni pastaj familja Jashari. Ka pas debat pikërisht un edhe Luli i Baces Adem me Hashimin në kohën kur është menaxhu kompleksi nga Ministria e Ambientit. Ka pas zana jo kështu jo ashtu. Luli i ka thon troq mua nuk më intereson kush e merr, por në momentin që une e nij që këtu lypni 10 përqindshe harraq firmave në qet vend mbi gjakun e tyne harrone qe ka me ju shkel këmba në Prekaz. Pastaj ka pas disa të tjerë që nuk dua t’i bëj publike.

Mossinqeriteti dhe burrnëia tamon në direkt me Lulin. Tash në kohë kur ai është në Hagë nuk muna me fol diqka të ligë. Burrënia është kur të thom gjithmonë PO PO edhe në fund del JO”,ka thënë Jashari.

Komento: