QKUK: Polici që u plagos në Veternik është liruar në shtëpi

09:37 | 18 Dhjetor 2020

Flet QKUK-ja: Polici që u plagos në Veternik është liruar në shtëpi.

Një polic ka mbetur i plagosur në mëngjesin e sotëm, pas një përleshjeje me ar.më zjarri me disa hajna që po tentonin të kryenin një grabitje në një bankomat në Prishtinë. Detaje për gjendjen e tij shëndetësore ka dhënë Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës.

Zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu, i ka thënë Gazetës Express, se polici është liruar për në shtëpi pas trajtimit mjekësor.

“Ka marrë ndihmën në emergjencë dhe pas ndihmës mjekësore është liruar në shtëpi”, ka thënë Fazliu

Komento: