Nasim Haradinaj e quan të korruptuar Prokurorinë e Speciales

11:46 | 18 Dhjetor 2020

Haradinaj e quan të korruptuar Prokurorinë e Speciales.

Nënkryetari i OVL të UÇK-së, Nasim Haradinaj, në fjalën e tij në seancën e Speciales që po mbahet në Hagë, ka thënë se më nuk do të flasë vetë. Por para kësaj, ai lëshoi disa akuza në drejtim të Gjykatës Speciale, që e ngarkon për pengim të punës së saj.

Ai e quajti edhe të korruptuar Prokurorinë e Speciales.

“Po bindem se është edhe e korruptuat kjo Prokurori, pasi ndryshe nuk do të mund të dilnin gjithë ato dokumente nga këtu”, tha Haradinaj në seancë.

Komento: