Osmani shkarkon Driton Gashin, nga pozita e Sekretarit në Presidencë

14:02 | 18 Dhjetor 2020

Vjosa Osmani shkarkon Driton Gashin, nga pozita e Sekretarit në Presidencë.

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani ka suspenduar nga detyra Driton Gashin, sekretarin e Zyrës së Presidentit.

Gazeta Blic ka siguruar dokumentin e shkarkimit të Driton Gashit, nga pozita e sekretarit të Zyrës së Presidentit.Në arsyetimin e shkarkimit të Driton Gashit, thuhet se ai dyshohet se ka bërë shkelje të rëndë të detyrës.

Gjithashtu, atij i ndalohet qasja në Presidencë dhe në dokumentet zyrtare të këtij institucioni.

Suspendimi i Driton Gashit nga presidentja në detyrë ndërlidhet me tentim-hapjen e kasafortës së sigurisë.Ngjarja kishte ndodhur në ditën e parë të punës së Vjosa Osmanit në Presidencë.

Vendimi për shkarkimin e Driton Gashit nga pozita e Sekretarit në Zyrën e PresidentitNjë pjesëtar i AKI-së dyshohet se kishte shkuar në Presidencë dhe në prezencën e sekretarit Driton Gashi, kishte tentuar ta hapte kasafortën e sigurisë ku ndodheshin dokumentet e klasifikuara.Justifikimi që kishin dhënë ishte se EULEX-i donte ta bastiste Presidencën, informatë që misioni evropian e pati përgënjeshtruar pastaj.

Komento: