Nga këto komuna janë 385 rastet e reja me koronavirus

15:36 | 18 Dhjetor 2020

Janë shënuar edhe 385 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

IKSHPK njofton se nga 1.442 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, 385 kanë rezultuar pozitive, përcjell ORAinfo.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 153 raste, Pejë 37 raste, Podujevë 34 raste, Ferizaj 30 raste, Gjakovë 19 raste, Fushë-Kosovë 15 raste, Gjilan 12 raste Vushtrri 10 raste, Drenas 9 raste, Istog 8 raste, Klinë 8 raste, Lipjan 8 raste, Obiliq 7 raste, Mitrovicë 6 raste, Prizren 6 raste, Suharekë 6 raste, Rahovec 4 raste, Kamenicë 3 raste, Viti 3 raste, Kaçanik 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Deçan, Hani Elezit, Novobërdë, Shtime dhe Skenderaj.

Ndërkaq sot janë shëruar edhe 351 pacientë të tjerë kurse 7 persona kanë humbur jetën./ORAinfo/

Komento: