Përdorimi i mjeteve piroteknike ndalohet nga Komuna e Prishtinës

20:37 | 18 Dhjetor 2020

Komuna e Prishtinës ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike.

Ndalohet përdorimi i mjeteve piroteknike.

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti nxori urdhëresën për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike në vende të hapura publike, gjegjësisht në sheshe, rrugë e tregje.

Kushdo që vepron kundër kësaj urdhërese, gjobitet në shumën prej 100 eurosh.

Për zbatimin e Urdhëresës, e cila do të jetë në fuqi deri më 3 janar 2021, do të kujdeset Drejtoria e Inspekcionit.

Komento: