7 ditë vetizolim për mërgimtarët që janë të infektuar me Covid

13:21 | 19 Dhjetor 2020

Shtatë ditë vetizolim për mërgimtarët që janë të infektuar me Covid.

Derisa Kosova po përballet me një numër të madh të rasteve me Covid-19, shumë mërgimtarë kanë zgjedhur që të vijnë në atdhe dhe të kalojnë pushimet dimërore me familjarët e tyre, shkruan Gazeta Metro.

Derisa mërgimtarët që vijnë nga vendet e Evropës ku potencialisht numri i rasteve është i madh dhe janë në listë e ICDC’së, ata duhet të kenë me vete edhe testin negativ apo besueshmërinë se ai person nuk është i infektuar me koronavirus.

Këtë po e thotë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili deklaroi se nëse ndonjë qytetarë vjen nga shtetet e Evropës i infektuar, ai duhet të karantinohet për shtatë ditë në shtëpi.

“Çdo qytetarë që nuk është banorë i Kosovës dhe vjen nga shtetet që potencialisht janë shpërndarës të infeksionit dhe janë në listën e ICDC-së, ne kemi si masë atë që quhet testi negativ apo besueshmërinë se ai person nuk është i infektuar. Ndryshe nëse ai afrohet afër kufirit ajrorë apo tokësorë rekomandohet që të shkojë në vet izolim derisa brenda shtatë ditëve ai vlerësohet se nuk është i sëmurë dhe mund të zhvillojë aktivitetin normal jetësorë”, deklaroi Zemaj për RTV 21.

Zemaj gjithashtu theksoi se, pavarësisht rënies së numrit të të infektuarve me Covid-19, aktualisht s’do të ketë lehtësim të masave.

Komento: