Haki Abazi me akuza ndaj Qeverisë së Kosovës dhe Shqiëprisë: Të dyja në agjendën e Vuçiqit

18:42 | 19 Dhjetor 2020

Abazi akuza të rënda për Qeverinë e Kosovës dhe të Shqipërisë.

Ish-zëvendëskryeministri Haki Abazi, pas Kosovës ka filluar të kritikojë ashpër edhe qeverinë e Shqipërisë.

Sipas Abazit qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë paraqesin rrezik për interesin kombëtar.

“Të dyja janë të subordinuara në agjendën e Vuçiqit dhe kanë hequr dorë nga veprimi si shtete të pavarura, bashkë paraqesin rrezik për interesin kombtar” ka thënë Abazi.

Reagimi i plotë i Abazit:

Kjo qeveri ilegale e mesnatës që është instaluar në Kosovë e që është edhe produkt edhe i qeverisë në Shqipëri- të dyja janë të subordinuara në agjendën e Vuçiqit dhe kanë hequr dorë nga veprimi si shtete të pavarura, bashkë paraqesin rrezik për interesin kombëtar.

Në planin e brendshëm janë pararojë e sistemit të kapur oligarkik e të korruptuar dhe në planin ndërkombëtar janë me minishengenin dhe kundër boshtit transantlatik.

Komento: