
Marku konfirmon shtyrjen e ndeshjen kundër Charltonit.
Boksieri shqiptar Florian Marku, ka konfirmuar shtyrjen e ndeshjes kundër Charlton.
Kjo përballje ishte paraparë të zhvillohet me 30 janar, por shkaku i rritjeve me raste të COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar, ndeshja është shtyrë për një kohë të pacaktuar, shkruan lajmi.net.
Marku e ka konfirmuar këtë përmes një postimi, derisa ka shkruar se shpreson që të mos shtyhet për më shumë se disa javë.
Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:
Për të gjithë ndjekesit e mi !!
Me vjen keq tju lajmeroj qe ndeshja e 30 janarit do ri planifikohet. Kam punuar me shume se kurre gjithe kete kohe edhe pse kam postuar pak.
Per shkak të një rritje të madhe në rastet Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar, lufta ime do te zhvillohet ne nje date tjeter. Vonesa shpresojmë të jetë vetëm pak javë, por unë do t’ju mbaj të gjithëve të informuar për çdo zhvillim te ri”, shkroi ai në Facebook.
