Momenti qe Vedat Muriqit duhet ta shfrytëzojë

20:08 | 05 Janar 2021

Sulmuesi Ciro Immobile është në dyshim që të paraqitet të mërkurën ndaj Fiorentinës.

Lazio nuk mund të llogarisë në shërbimet e Joaquin Correa dhe Mohamed Fares që janë të lënduar.

Rrjedhimisht, trajneri Simone Inzaghi nuk do të ketë shumë opsione në fazën e sulmit.

Nga situatë mund të përfitojë Vedat Muriqi.

Sulmuesi kosovar ende nuk ka shënuar gol në Itali prej se u transferua në verë nga Fenerbahçe.

Pavarësisht kësaj, trajneri Simone Inzaghi ka shprehur mbështetje të plotë duke thënë se Lazio llogaritë në Muriqin për afat të gjatë.

Komento: